TIRANE- Futbollisti më i paguar në vitin 2014, sipas revistës franceze France Football, eshte yli i Barcelonës, Lionel Messi.
Sulmuesi i Barcelonës ka përfituar 65 milionë euro në vit. Këto të ardhura argjentinasi i ka siguruar nga paga që merr tet Barcelona, si dhe marrëveshjet individuale me sponsorë te ndryshem.
Për një javë Messi ka përfituar 1.25 milionë euro. Sipas revistes, ne vendin e dyte per te ardhurat vjetore eshte ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me total prej 54 milionë eurosh në vit.
Në vendin e tretë është sulmuesi brazilian i Barcelones, Neymar, me 36 milionë euro, ndersa ne vendin e katërt eshte uellsiani i Real Madridit, Gareth Bale, me 23.8 milionë euro. /ATSH/