TIRANE, 5 janar /ATSH/. - Lionel Messit nuk i pëlqeu aspak fakti se nuk startoi si titullar kundër Real Sociedadit.
Argjentinasi i Barcelonës ka mbetur i zhgënjyer pas humbjes së fundit të pësuar te dielen ne mbremje.
Lojtari nuk u aktivizua qe nga minuta e parë në këtë sfidë, ?ka ishte një vendim befasues për të gjithë nga trajneri, Luis Enrique.
Kjo s'i pëlqeu aspak argjentinasit, i cili është mësuar të luajë gjithmonë nga minuta e parë, shkruan gazeta El Mundo Deportivo.
Nderkohe, humbja nga Sociedadi (1-0) e ka vënë shume në dyshim pozitën e Enriques si trajner i skuadrës katalanase. /a.ke/












