TIRANE, 29 janar /ATSH/. - Godet Milani, transferon Destron. Mattia Destro deri në fund të sezonit do të luaje te skuadra e Milanit.
Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Mattia Destros në San Siro.
Rossonerët kanë njoftuar se e kanë huazuar sulmuesin italian deri në fund të sezonit, por kanë edhe opsionin e blerjes gjatë verës.
Rossonerët, të mërkurën ne mbrëmje kanë arritur marrëveshje edhe me Salvatore Bocchettin. Ky i fundit është huazuar nga Spartak Moska dhe do të luajë me Milanin deri në fundin e edicionit. /a.ke/







