Liridon Osmanaj
Tiranë, 5 Shkurt / ATSH - Zyra për shtyp e Klubit të Futbollit të Partizanit ka njoftuar së fundmi se mesfushori Liridon Osmanaj ka ndërprerë bashkëpunimin me të kuqtë.
Zgjidhja e kontratës është bërë me marrëveshjen e të dyja palëve dhe shkak për këtë vendim janë bërë arsyet personale të lojtarit, i cili do të rikthehet në Slloveni.
Lojtari i datëlindjes së vitit 1992, i cili ka lindur pikërisht në Maribor të Sllovenisë dhe ka luajtur edhe për ekipin e U21 (Shpresat e Mariborit), me sa duket ka marrë një ofertë nga klubi slloven, të cilën nuk e ka refuzuar.
Klubi i FK Partizanitt i uron gjithë të mirat në karrierë dhe në jetën sportive 23-vjeçarit dhe e falenderon Liridon Osmanaj për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni futbollistik.
/k.m//a.ke/