TIRANË, 9 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Mbyllet në barazim pa gola ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 21-te të superligës shqiptare të futbollit.
Ndeshja e luajtur në stadiumin "Niko Dovana" ne Durres, nuk dhuroi emocione. Ekipet nuk rrezikuan dhe në fund u kënaqën me nga një pikë. Për t'u shënuar ishte minuta e '64, kur Skënderbeu arriti të shënojë përmes Shkëmbit, por gjyqtari akordoi një faull në dëm të korçarëve.
Tashmë Skënderbeu dhe Partizani janë në kuotën e 41 pikëve, 3 më pak se dy skuadrat kryesuese, Tiranës dhe Kukësit.
Rezultatet e Javës së 21-të të superligës:
Partizani-Skënderebu 0-0
Vllaznia-Tirana 0-1
Laçi-Kukësi 2-1
Elbasani-Teuta 1-0
Flamurtari-Apolonia 1-0
Klasifikimi:Tirana 44 Pikë, Kukësi 44, Skënderbeu 41, Partizani 41, Laçi 32, Flamurtari 28, Vllaznia 23, Teuta 19, Elbasani 12, Apolonia 9
Java e 22-të, programi:
Apolonia-Skënderbeu
Kukësi-Partizani
Flamurtari-Vllaznia
Tirana-Elbasani
Teuta-Laçi /a.ke/