Java e 33-të na rezervon përballjen më emocionuese të kampionatit, derbin me rivalët e Tiranës, është shprehur futbollisti i Partizanit, Cuculi, gjatë konferencës për shtyp mbajtur sot.
" Vijmë në këtë sfidë mjaft të karrikuar, sidomos pas suksesit të fundit të arritur ndaj Teutës", ka vijuar ai. "Pjesemarrja në Europë mbetet objektivi ynë dhe jemi të motivuar maksimalisht për ta arritur këtë sukses, ndërsa derbi luhet për krenarinë e qytetit dhe ky fakt sigurisht na karrikon akoma më tepër", ka shtuar ai.
"Jemi me këmbë në tokë, pasi kjo ndeshje është një trampolinë për të siguruar Europën që do të jetë sukses për klubin tonë, ndersa titulli nuk varet më nga ne, pasi nuk bëjmë llogarit e të tjerëve por vetëm llogarit tona", theksoi ai.
"Porta, mbrojtja, mesfusha, sulmi, funksionojnë së bashku, prandaj edhe gabimet e bëra nuk i faturohen vetëm një reparti, por në tërësi skuadrës. Jane gabime të cilat na kanë kushtuar kreun e klasifikimit. Derbi sigurisht që ka në vetvete të tre rezultatet, por ndihem optimist se do të arrijmë një rezultat pozitiv.  Në dy përballjet e fundit kemi arritur t'i kënaqim tifozet dhe i premtoj që do t'i bëjmë krenare edhe të hënën", tha Cuculi.
/atsh/