TIRANE, 22 dhjetor/ATSH/. - Viti 2014 ka qenë i paharrueshëm për Florentino Perez si president i Real Madridit. Katër trofetë e fituar dhe kryesimi ne La Liga e bëjnë këtë vit më të suksesshëm në historinë e klubit më të suksesshem në Spanjë.
Këto arritje i "faturohen" kryesisht punës së jashtëzakonshme të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili ka fituar mbështetjen e plotë të numrit një të klubit për të qëndruar gjatë në Santiago Bernabeu, shkruan gazeta Express.
"Dëshirojmë që Carlo Ancelotti të jetë Aleks Fergusoni i Realit të Madridit." Kështu eshte shprehur 67-vjecari në qarqet më të larta të klubit kryeqytetas, cka deshmon per një bashkëpunim shumë më të gjatë se kontrata aktuale, raporton gazeta Marca.
Starti i 2014 nuk ka qenë aspak i lehtë për Realin, që ishte në riperteritje pas epokës Jose Mourinho. Por, trajneri italian e drejtoi skuadrën drejt triumfit në Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe së fundmi në Botorin e Klubeve.
Lidhja mes presidentit Perez dhe trajnerit italian i ka tashme rrënjët e forta. Nga 14 trofetë e fituar nga Reali në dy epokat e ndryshme me president Florentino Perez, 4 i përkasin vetëm skuadrës së drejtuar nga Ancelotti, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu në verë të 2013. Kontrata aktuale përfundon në verën e 2017, por gjasat janë që bashkëpunimi të vijojë edhe më gjatë. Të dyja palët janë shprehur pozitivisht për zgjatjen e kontratës, që pritet të zyrtarizohet brenda sezonit aktual. /a.ke/








