Michel Platini
MONAKO, 28 gusht /ATSH-AFP/ - Michel Platini, president i UEFA-s njoftoi sot se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s.
"Është një zgjedhje e zemrës, e pasionit, do të kandidoj për një mandat të ri në UEFA, nuk do të kandidoj për president i FIFA-s, nuk është një vendim i paravendosur", njoftoi ish-kapiteni i ekipit francez të futbollit, 59 vjeç, para medias ndërkombëtare në Monako.
Për sa i përket FIFA-s, Platini shtoi se "nuk është momenti, nuk ka ardhur ende koha, reflektova për një kohë të gjatë, por nuk u binda".
Presidencialet për FIFA-n do të zhvillohen gjatë kongresit zgjedhor të federatës ndërkombëtare më 29 maj 2015 në Zyrih. Jerome Champagne, 56 vjeç, ish-sekretar i përgjithshëm i FIFA-s është kandidati i deklaruar, ndërkohë që Joseph Blatter, 78 vjeç, president i FIFA-s që prej vitit 1998, ndonëse nuk e ka shpallur kandidaturën nuk e fsheh dëshirën për një mandat të pestë./
/G.S/