TIRANE, 9 shkurt /ATSH/. - Portieri belg Thibaut Courtois është në shenjestren e Real Madridit për zevendesimin e Iker Casillasit.
Real Madridi ka një tjetër alternativë nëse i dështon pista e portierit spanjoll te Manchester United, David De Gea. Sipas britanikes "Daily Star", madrilenët janë duke u interesuar për portierin e Celsit, Thibaut Courtois.
Portieri belg ka shfaqur cilësitë e tij edhe kur ishte pjesë e Atletico Madridit dhe drejtuesit e Realit e dinë mirë se për kë bëhet fjalë. /a.ke/









