I riu norvegjez i Real Madridit, Martin Odegaard, eshte grumbulluar per here te pare me ekipin per ndeshjen ndaj Almeria, te merkuren ne kampionatin e Spanjes (20.00), beri te ditur te marten trajneri Carlo Ancelotti, i privuar nga Gareth Bale dhe Karim Benzema.
"Per neser (e merkure), jane grumbulluar tre te rinj: Odegaard, (Borja) Mayoral e Diego Llorente", theksoi tekniku italian ne nje konference shtypi.
Kjo eshte mundesia e pare qe te luaje ne stadiumin Santiago-Bernabeu per Odegaard, i ardhur ne janar tek Reali, nderkohe qe 16-vjeçari ishte kerkuar nga shume klube evropiane.
Norvegjezi (4 seleksione) eshte stervitur nen drejtimin e Zinédine Zidane me ekipin rezerve te Realit, Real Madrid Castilla, qe luan ne Segunda B (D3). /atsh/