TIRANE, 27 Korrik /ATSH/. - Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez, ka deklaruar se ka biseduar me presidentin Florentino Perez dhe me Sergio Ramosin lidhur me te ardhmen e ketij te fundit.
Ai tha se të dy janë optimiste për arritjen e një marrëveshje, por mbetet të shihet.
"Kam folur me presidentin të dielën në mbrëmje dhe ai më tha të flas me të. Kam folur me presidentin dhe Ramosin dhe të dy janë optimistë. Do të shohim", tha Benitez gjatë konferencës për media pas fitores 3-0 kundër Interit.
Ramos ka luajtur në të gjitha ndeshjet miqesore te Real Madridit gjate fazës përgatitore. /a.ke/