TIRANE, 12 shkurt /ATSH/. - Trajneri Ancelotti i ka dale ne mbrojtje Ronaldos, duke u shprehur se ai është lideri i Real Madridit. Carlo Ancelotti e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, edhe pse gjate koheve te fundit ai po kritikohet për paraqitje të dobët.
Cristiano Ronaldos viti 2015 nuk po i shkon mbarë. Ai ka realizuar vetëm dy gola këtë vit, ndersa kohët e fundit po kritikohet për paraqitje të dobët. Por, Carlo Ancelotti ka lavdëruar sulmuesin portugez. Strategu italian thotë se Ronaldo është lideri i skuadrës.
"Ronaldo është një nga liderët e Real Madridit. Ai flet me të gjithë lojtaret e skuadrës, veçanërisht me lojtarët e rinj. Ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës, ashtu si Pepe, Sergio Ramos, Iker Casillas dhe Marcelo", ka thënë Ancelotti për gazeten A Bola.
"Cristiano është një lojtar me një efikasitet unik në futbollin modern. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe gëzon një profesionalizëm që është e vështirë për ta gjetur në mesin e lojtarëve në këtë nivel", tha ai. /a.ke/










