/ATSH/. - Massimo Ferrero, presidenti i Sampdorias, dëshiron rikthimin e Mario Balotellit në Serinë A.
Sulmuesi i perfaqesueses italiane nuk po kalon momente aspak te mira tek Liverpooli ne Angli dhe po mendon seriozisht rikthimin në Itali.
Nga ky fakt kërkon të përfitojë Ferrero, i cili në një intervistë për mediat italiane zbuloi se ka një simpati të veçantë për ish-sulmuesin e Interit, Milanit dhe Manchester City.
Ferrero do te bëjë një tentativë për të marre sulmuesin me origjinë ganeze edhe pse për të bindur Liverpoolin nuk do ta ketë aspak të lehtë, kur dihet se ka paguar 20 milione euro per te.