SPORT – SHËNIM – Joseph Blatter, presidenti i tetë i FIFA-s


ZYRIH, 29 maj /ATSH-AFP/ - Joseph Blatter, rizgjedhur sot në krye të FIFA-s për një mandat të pestë katër vjeçar është presidenti i tetë i kësaj instance që prej krijimit në vitin 1904.
Joseph Blatter, president në detyrë që prej vitit 1998, u rizgjodh sot në moshën 79-vjeçare për një mandat të pestë katër vjeçar pas tërheqjes së Princit Ali para turit të dytë, sot gjatë votimit në Zyrih.
Këto zgjedhje u mbajtën ndërkohë që FIFA është goditur nga një skandal planetar korrupsioni. Në turin e parë, Blatter mori 133 vota ndërsa Princi Ali, 73 vota
Robert Guerin, Francë - 1904-1906
Daniel Burley Woolfall, Britani e Madhe - 1906-1918
Jules Rimet, Francë - 1921-1954
Rodolphe William Seeldrayers, Belgjikë - 1954-1955
Arthur Drewry, Britani e Madhe - 1955-1961
Stanley Rous, Britani e Madhe - 1961-1974
Joao Havelange, Brazil - 1974-1998
Joseph Blatter, Zvicër - 1998-2015 -... /
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq