Toni Nadal, i afërm dhe trajner i N.3 boteror ne tenis, Rafael Nadal, eshte shprehur se Roger Federer meriton titullin si "lojtari me i mire ne histori". Kete deklarate ai e ka bere ne mikrofonin e nje radioje spanjolle.

Federer, i cili numeron 17 tituj te Grand Chelem - nje rekord -, i shtoi para nje jave trofete me Kupen Davis, qe u fitua nga Zvicra perballe Frances.

"Federer eshte lojtari me i mirë ne histori, pasi statistikat flasin vetë", deklaroi Toni Nadal per radion spanjolle Cope.

"Federer ka fituar 17 turne te Grand Chelem, Rafael ka fituar 14. Ai (Federer) ka qene N.1 per pese vjet, Rafael tre here. Per kete nuk ka diskutim, ai eshte me i miri", theksoi ai.

Por, Nadal ka nje avatazh ne perballjet direkte me N.2 boteror. Spanjolli ka fituar 23 nga 33 duelet mes tyre. /ATSH/