NJU JORK, 14 dhjetor /ATSH-TANJUG/ - Tenisti i famshëm amerikan, John McEnroe deklaroi se homologu i tij serb, Novak Gjokoviç meriton të jetë ndër 10 tenistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Tenisti më i mirë serb ka fituar deri tani 48 tituj, përfshirë shtatë trofe Grand Slam-i dhe është renditur i pari në klasifikimin botëror të tenistëve gjatë tri sezoneve (2011, 2012 dhe 2014).
"Novak është shndërruar zyrtarisht në njërin nga më të mëdhenjtë e botës dhe do të jetë në krye edhe për shumë vjet", deklaroi McEnroe.
"Ai është si një shkëmb solid, është i pabesueshëm. Ai është vetëm 27 vjeç, por meriton të jetë ndër 10 më të mirët e të gjitha kohërave", theksoi tenisti i njohur amerikan, i cituar nga faqja e internetit www.tennisworldusa.org./ a.jor.