TIRANE - Giovanni Trapattoni mendon se Juventusi duhet ta shese Paul Pogban. Ish- trajneri i famshëm italian mendon se francezi nuk është Lionel Messi.
Giovanni Trapattoni, ish- seleksioner i Italisë, mendon se Juventusi duhet ta shese Paul Pogban, i cili po kërkohet nga dy gjigantët spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona.
Ai mendon se kampioni i Italisë do të dukej qesharak në se refuzon një ofertë për francezin, e cila mund të sillet rreth 80 milion euro. Ai u ka bërë me dije torinezëve se Pogba nuk është Lionel Messi. "Nëse një klub dëshiron të bëjë gjëra të çmendura për një lojtar, atëherë është më mirë ta lësh të shkojë. Pogba është një lojtar i madh, por ai nuk është Messi", ka deklaruar Trapattoni për TuttoSport.
Ai mendon se Juventusi nga shitja e Pogbas mund të bleje tre lojtarë të mirë. /ATSH/
/Shqiptarja.com