TIRANE, 5 shkurt /ATSH/. - UEFA ka vlerësuar levizjen e Fernando Torres si transferten më të qëlluar të janarit.





Në një sondazh të realizuar nga UEFA, sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, është vlerësuar si përforcimi më i madh i afatit te merkatos së janarit.
Torres është vlerësuar si transferimi më i qëlluar, pasi kaloi nga Milani te Atletico Madridi.
I dyti në këtë listë të UEFA-s ishte Wilfried Bony, i cili kaloi te Manchester City dhe Seydou Doumbia që u transferua te Roma.
Ndersa i katërti në këtë renditje gjendet kosovari, Xherdan Shaqiri. Ky i fundit kaloi nga Bayerni te Interi, ben te ditur Tuttosport. /a.ke/