Panajot Pano
Tiranë, 19 Janar/ ATSH / - Sot jane mbushur pesë vjet kur eshte ndare nga jeta legjenda e futbollit shqiptar dhe e Partizanit, Panajot Pano, i ndarë nga jeta më 19 Janar 2010 në Florida të Shteteve të Bashkuara, i krahasuar me Pelen dhe i vlerësuar si një "Gerd Myler" shqiptar. Futbollisti shqiptar më i miri i të gjitha kohërave "Mjeshtër i Merituar i Sportit", Panajot Pano u shpall katër herë kampion i Shqipërisë (1961, 1962 - 1963, 1963- 1964) dhe pesë herë fitues i Kupës së Shqipërisë (1961, 1964, 1966,1968, 1975). Panajoti u shkeput nga fusha e blertë 39-vjet më parë në vitin 1975. Joti është autor i mbi 100 golave e mbi 500 të tillë në 700 ndeshje gjatë karrjerës së tij futbollistike. Pano është autor i katër golave me fanellën e kombëtares në 24 ndeshje të luajtura.
"I shpejt si era, energjik, depërtues, i papërmbajtësh, bomber i vërtet"", këto ishin disa nga përcaktimet e bëra nga gazetarët për ish-futbollistin e famshëm të Partizanit.
Çmimet
Panajot Pano në fushë
5 herë fitues i anketës "10 sportistët më të mirë të vitit" organizuar nga gazeta "Sporti Popullor"
Fitues i anketës "Sportisti më i mirë i Shekullit"
11-shi më i mirë i historisë së futbollit shqiptar
11-shi më i mirë i 50 dhe i 55 kampionateve kombëtare.
"Golden Player" (Futbollisti I Artë) në listën e publikuar nga UEFA.
Trofe Individuale
3 herë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar 1960 (12 gola), 1961(17 gola), 1969-1970 (17 gola)
Tofe si trainer
1979: Kampion kombëtar si zv/trainer me Partizanin
1980: Fitues i Kupës së Shqipërisë si zv/trainer me Partizanin
1981: Kampion kombëtar si zv/trainer me Partizanin
Pano në Ekipin e Partizanit
Medalje Ndërkombëtare
Medalje argjendi në Turnen e Ushtrive të Lindjes, Hanoi 1963
Tituj sportive
"Mjeshtër Sporti",
"Mjeshtër i Merituar i Sportit",
"Nder i Sportit Shqiptar"
Dekoratat:
Urdhëri i Artë "Mjeshtri i Madh",
Urdhëri i Punës i Klasit të 2-të,
Urdhëri i "Naim Frashëri" i Klasit të 3-të,
Urdhëri i "Naim Frashëri" i Klasit të 2-të,
Urdhëri i "Naim Frashëri" i Klasit të 1-rë,
Urdhëri i Artë "Naim Frashëri",
Medalja e Meritës për 100- vjetorin e FIFA-s
Medalja "Nderi I Kombit"
I zgjedhur
President Nderi i Klubit të Futbollit "Partizani"
President Nderi i FSHF-së
/k.m//a.ke/