Pas kajakeve në lumin Drin të Lezhës kanë mbërritur edhe 'dragon boat', një sport ujor i ri që do të nisë pikërisht nga ky qytet.
Iniciativa vjen nga Drejtoria e Sporteve në Bashkinë e Lezhës si një mënyre për t’i dhënë lumit më shumë jetë dhe për të ndikuar pozitivisht në imazhin e Lezhës turistike.
Kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, tha se do të mbështesë maksimalisht këtë aktivitet, ndërsa foli edhe për rëndësinë që ka kthimi i lumit Drin në atraksion turistik.
"Bashkia e Lezhës ka një plan për ta mbështetur sportin, sepse ka disa përpjekje pozitive që kanë ngelur rrugëve. Ne po përpiqemi ta integrojmë lumin Drin në një histori tjetër. Shumë shpejt ne mbyllim një projekt për tjetërsimin e lumit", tha Pjerin Ndreu.
Që në momentin e prezantimit të kësaj iniciative që është e re në Shqipëri ka pasur interes të të rinjve ku është krijuar edhe grupi prej 22 sportistesh, ndërsa është siguruar dhe mjeti lundrues në mënyrë që të realizohet stërvitja e tyre.
Pirin ndreu te merret me ato bisneset qe hedhin mbetjet ne lumin drin Si ato te peshkut e te spitaleve dhe te thertoreve Pastaj te merret me sportet ujore
PërgjigjuO Ishllak, kjo loje leshi ka fillu qe kur kryetar ishte bulldogu i pd.