Sporti, Rama:Federatë Speciale
edukim fizik që në kopësht

Sporti, Rama:Federatë Speciale<br />edukim fizik që në kopësht
TIRANE -Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ngritjen e një federate speciale për sportin shkollor. Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Kryeministri, për promovimin e bashkëpunimit Qeveri-FSHSSH për masivizimin e edukimit fizik dhe sportit në shkollat e vendit, kryeministri Rama tha se shifrat, për qytetarët që merren me aktivitet fizik në Shqipëri, janë vërtet shqetësuese.

Kryeministri bëri të ditur se për herë të parë do të ketë program edukimi fizik që nga kopshtet dhe një paketë speciale të edukimit fizik për nxënësit me aftësi të kufizuara.

"Bashkë me rënien e regjimit ka filluar një rritje e pandalshme e dhjamit në gjak. Po të peshojmë popullin shqiptar sot dhe ta vëmë në peshore me atë që ishte dje, jemi mbipeshë. Kjo ka të bëjë me shumë elementë, por lidhet edhe me mungesën e lëvizjes sportive. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik Shqiptar, tregojnë se jemi 54.4 % mbipeshë.  Kemi vetëm 4% të popullsisë që merret me aktivitet fizik, nuk e ka askush tjetër. Fatkeqësia më e madhe është se nëse e përthyejmë 4% në shtresa popullsie, do të shikojmë që aktivizimi në mënyrë të rregullt fizik tek rinia është edhe më pak, nën 4%."- deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria e tij do të vijojë mbështetjen për sportin, duke përmendur ndërtimin e Pallatit të ri të sportit dhe pishinën olimpike të mbyllur.

"Qeveria e mëparshme investoi në 8 vjet 80 mijë euro për sportin, për infrastrukturën sportive. Ne, vetëm nga buxheti i shtetit, në dy vitet e fundit kemi investuar 25 milionë dhe prap është shumë pak."- u shpreh Rama. 

Kryeministri Rama flet për edukimin sportiv
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social