Sporti s’trembet nga terrorizmi
Valls: Do tregojmë që jemi të fortë

Sporti s’trembet nga terrorizmi<br />Valls: Do tregojmë që jemi të fortë
Europa ka mbyllur njërin sy para terrorit, por europiani 2016 do të luhet, Tour de France do të organizohet, nuk do ti japim fitoren terroristëve. Ishte kjo deklarata që dha kryemnistri francez Manule Valls gjatë një interviste në radion franceze.

Sipas tij Europa ka mbyllur njërin sy ndaj terrorit dhe se europa është në luftë.

Duke folur një ditë pas sulmeve në Bruksel Valls tha se nuk ka kohë të merremi me fajet.

"Ne mbyllëm sytë  - kudo në Evropë, duke përfshirë Francën – ndaj përparimit të  ideve ekstremiste, , mbyllëm sytë ndaj lagjeve  të cilat përmes një kombinimi të trafikut të drogës dhe islamizmit radikal na coroditën" u shpreh Valls.

Sipas tij Europa është në luftë.

"Kjo është një luftë tjetër për  shkak të  terrorizmit, ky terrorizëm, Shtet Islamik, dëshiron të na shkatërrojë,  të shkatërrojë burra dhe gra, por ajo gjithashtu dëshiron për të shkatërruar mënyrën tonë të jetësës. Sulmet në Paris, edhe  në Bruksel,  synojnë të targetojnë njerëz në metro,në aeroporte,apo në kafene

Ndërkohë që Franca ka njoftuar masat e mëtejshme të sigurisë, veçanërisht në lidhje me sigurinë në vende publike

Gjithashtu Valls ka deklaruar  se nuk ka asnjë  rrezik që të anullohet Euro 2016  dhe Tour de France pasi Parisi ka treguar dhe do të vazhdojë të dëshmojë se di të organizojë manifestime të mëdha. Nga data 10 qershor deri ne 10 korrik Franca do të organizojë Kampionatin europian.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)