Ish-portieri i Partizanit, Dinamos dhe Kombëtares në vitet 70-të, Bashkim Muhedini është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jetonte prej kohësh. Pas problemeve me shëndetin, Muhedini nuk ka mundur të fitojë ndeshjen më të madhe.
Pjesë e Partizanit deri në vitin 1976, Muhedini ka qenë një nga portierët që ka mbetur në memorien e tifozëve të asaj kohe për pritjet spektakolare. Bashkim Muhedini lindi më 16 prill të vitit 1948 dhe kontribuoi për disa vite pranë skuadrës së Partizanit. Muhedini do të mbahet mend dhe për ndeshjet e luajtura me ekipin Kombëtar në vitet 70-të duke koleksionuar dhe nderuar në 7 ndeshje fanellën kuqezi.
Ndeshjet e Muhedinit me ekipin Kombëtar:
12.06.1971 Gjermani P. – Shqipëri 2-0
14.11.1971 Shqipëri – Turqi 3-0
21.06.1972 Finlandë – Shqipëri 1-0
29.10.1972 Rumani – Shqipëri 2-0
06.05.1973 Shqipëria – Rumani 1-4
03.11.1973 Shqipëri – Gjermani L.1-4
08.11.1973 Shqipëri – Kinë 1-1
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I lindur në Francë dhe pjesë e Mainz, Sylvinho bën gati afrimin e ri në Kombëtare
12 Shkurt, 08:53
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Ardian Ismajli i dëmtuar, Sylvinho ndalet në Firenze! Takon mbrojtësin kuqezi
7 Shkurt, 12:10
-
Sylvinho 'zbarkon' në Bergamo, ndjek ndeshjen e Gjimshitit dhe uron kapitenin e Kombëtares
6 Shkurt, 10:14
-
Serbia apelon vendimin dhe kërkon të vijë në Shqipëri me tifozët, UEFA i kthen përgjigjen
30 Janar, 18:32
-
Cristian Shpendi 'sms' Sylvinhos: Nëse më fton Italia, i them po
29 Janar, 11:59
-
Sylvinho tur në Evropë, ndjek në stadium sulmuesin e Kombëtares
26 Janar, 15:12
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Mundja dhe skitë stolia e sportit në 2024! Shqipëria siguroi medaljet e para Olimpike, Kombëtarja dinjitoze në Europian! Pritshmëria për 2025
31 Dhjetor 2024, 14:09
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor 2024, 12:33
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor 2024, 14:06