Fredi Beleri duhet të kishte shteruar të gjitha mjetet juridike para se t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese. Ky ka qenë arsyetimi i Kushtetueses pasi i rrëzoi Belerit, në burg për blerje që prej 12 majit 2023, kërkesën për për të marrë leje të posaçme nga burgu, me qëllim betimin si kryebashkiak i Himarës. Kushtetuesja refuzoi më 3 prill ta kalonte në seancë plenare çështjen e tij, pa e marrë në shqyrtim gjyqësor.
Sipas vendimit të Kushtetueses, ankimi individual në këtë gjykatë është bërë nga përfaqësuesi ligjor i Belerit në 3 janar 2024, në një kohë që diskutimi për lejen për t’u betuar nuk ishte shqyrtuar ende në Gjykatën e Posaçme.
Për këtë fakt, Kushtetuesja arsyeton se pretendimi i Belerit se e drejta e tij për t’u zgjedhur mund të vihej në vend vetëm përmes ankimit indidivual kushtetues nuk qëndronte.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, përsa kohë Beleri kishte nisur një proces gjyqësor pranë gjykatave të juridiksionit të zakonshëm me të njëjtin objekt, pra kundërshtimin e vendimit të Drejtorisë së Burgjeve, pretendimet e tij mund t’i nënshtroheshin kontrollit kushtetues veç pas përfundimit të procesit të nisur në këto gjykata.
Duke konsideruar se Beleri nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike para se t’i drejtohet Kushtetueses, kjo gjykatë ka vlerësuar se ankimi i tij nuk mund të kalonte në seancë plenare. Aktualisht, Beleri po vuan një dënim me 2 vjet burg dhënë nga Shkalla e Parë për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”. Ky vendim është ankimuar nga Beleri në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila pritet ta marrë në shqyrtim. Deri tani dosja nuk është hedhur ende në short ndërsa avokatët e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës kërkojnë pafajësi.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Partizani/ Ja pse Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë (DOKUMENT)
15 Janar, 18:50
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
14 Janar, 13:33
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Vendimi i Kushtetueses për SkyECC, nis procesi në GJKKO për dosjen ‘Metamorfoza’! Avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë kohë, seanca shtyhet për 21 Janar
7 Janar, 15:35
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11