SQARIM për foton e Esli Levendit në arrestimet për vrasjen e Jurgen Kurtit

SQARIM për foton e Esli Levendit në arrestimet për vrasjen e Jurgen Kurtit

I vrari Jurgen Kurti, i arrestuari Olsi Qalliaj, dhe armatimet e sekuestruara nga policia

Fotoja e një të riu, Elsi Levendi, 21 vjeç publikuar në media, edhe nga Shqiptarja.com, si person i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë, më 18 mars , nuk i përket autorit të dyshuar.

Fotoja i përket në të vërtetë një djali 19-vjeçar, Esli Levendit, me origjinë nga Vlora dhe banim në Tiranë, ku kryen studimet, dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen kriminale. Sot, Policia e Tiranës arrestoi tre persona, Elsi Levendi 21 vjeç lindur në Athinë dhe banues në Tiranë, Olsi Qalliaj 22 vjeç lindur në Fier dhe banues në Patos, dhe Alesio Berberi 33 vjeç nga Patosi. Të tre akuzohen si vrasës të Jurgen Kurtit, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim. Personat e arrestuar dyshohet të jenë paguar për të bërë ekzekutimin e Kurtit, me 30 mijë euro, ndërsa porositësit ende nuk janë zbuluar.

Redaksia e Shqiptarja.com i kërkon ndjesë Eslit dhe familljes së tij, fotoja e të cilit u ngatërrua me personin e arrestuar, që nuk ka asnjë lidhje me studentin.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Angjelina: 29/03/2019 02:10

    Bravoo bravooo ! Zoti ka njerz e dhe jo vetem kafs!!

    Përgjigju
  • Reja: 26/03/2019 19:06

    Bravo ju qofte.Nxirrni nje njeri te pafajshem si vrases, ndonje dite kur tiu shkruajne te vdekurit "jemi gjalle"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës