Mero Baze: Sqarimet e SPAK për mosprekjen e Berishës fyejnë qëndrimet zyrtare të SHBA

Mero Baze: Sqarimet e SPAK për mosprekjen e Berishës fyejnë qëndrimet zyrtare të SHBA

Kreu i SPAK, Arben Kraja

Drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja, është përpjekur të mbajë një distancë nga ato që ai i quan ndërhyrje të ndërkombëtare në axhendën e hetimit të SPAK, në funksion të justifikimit të mos-hetimit të Sali Berishës. Në intervistën e tij të sotme, zoti Kraja vë theksin tek pavarësia e prokurorëve në objektin e punës së tyre dhe në të njëjtin kontekst thotë se nuk ka marrë udhëzime nga ndërkombëtarët për hetime. 

Këtu ka vend për dy sqarime.

E para, SPAK nuk mund të marrë udhëzime as nga të huajt, as nga shqiptarët, pasi e dimë që është institucion i pavarur, por ai është një institucion hetimi i ngritur në kuadrin e reformës në drejtësi, për të cilën është modifikuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe i është lejuar SHBA dhe Bashkimit Evropian të jenë mbikëqyrës dhe aprovues të disa hallkave të drejtësisë.

Për këtë arsye qëndrimet dhe rekomandimet e SHBA dhe BE ndaj reformës në drejtësi dhe axhendës së hetimeve nuk janë ndërhyrje, por detyrim i tyre. SHBA ka deklaruar se reforma në drejtësi në Shqipëri është interes kombëtar i SHBA.

E dyta, që lidhet me pikën e pare, është se autoritetet më të larta zyrtare në SHBA, përfshi zyrtarë special të SHBA që merren me Shqipërinë, siç është zoti Escobar, i kanë kërkuar drejtëpërdrejtë drejtësisë shqiptare, të hetojë Sali Berishën si person i shpallur nga SHBA person “non grata” për korrupsion madhor, bashkë me familjarët, si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë. Ky është përcaktim zyrtar në dizajnimin e sekretarit të Shtetit për Sali Berishën dhe familjen e tij të korruptuar.

SPAK, i cili ndërmerr hetime dhe nga indice nga shtypi i ditës, nuk e ka parë të udhës të konsiderojë indice dizajnimin e Sali Berishës, Liri Berishës, Argita Berishës dhe Shkëlzen Berishës, si të korruptuar për shkak të përdorimit të pushtetit dhe së paku t’i nënshtroheshin hetimit pasuror, siç është bërë me Ylli Ndroqin apo me ish- kryeprokurorin Adriatik Llala, që janë shpallur “non grata”.

Pra nuk ka nevojë që SHBA apo BE të ndërhyjë në Prokurori dhe nuk e kanë në kulturën e tyre ndërhyrjen. Ato e kanë bërë publik Berishën dhe familjen e tij si objekt hetimi dhe kanë kërkuar zyrtarisht që ai të hetohet.

Fyerja që përpiqen t’i bëjnë eksponentë të hetimit në Shqipëri, institucionit të dizajnimit “ non grata” me arsyetimin banal që “duan fakte”, është dhe më e rëndë, pasi hetimi niset për të gjetur fakte dhe nuk priten fakte, që të nisë hetimi.

Akoma më e rëndë është situata kur një tjetër shtet perëndimor me reputacion të paqortueshëm në drejtësi, siç është Britania e Madhe, e ka shpallur Sali Berishën peson “non grata” për lidhjet e tij kriminale në politikë, në një letër të detajuar me akuza për të dhe rreth 14 bashkëpunëtorë të tij kriminelë.

Përsëri nuk ka asnjë proces hetimi të nisur ndaj tij. Nuk po flas marrje të pandehur apo të shpallur fajtor, por nisje hetimi. Dy shtetet më të mëdha dhe më serioze të botës, dy drejtësitë më të certifikuara të botës si të paanshme, e kanë shpallur atë hajdut dhe njeri me lidhje kriminale.

Nuk di se çfarë indice për hetim kërkon më drejtësia shqiptare. Bëhet fjalë për një njeri që ka vrarë në mes të bulevardit, është vetelavdëruar që ka vrarë dhe akoma e sot e kësaj dite, asnjë prokuror nuk e ka marrë në pyetje për informacion dhe ta pyesë: “Ore pse vrave?”.

Dhe akoma më keq nuk e di pse vazhdojnë të fyejnë dhe poshtërojnë Perëndimin më keq se sa Sali Berisha, duke përdorur retorikën e tij të “fakteve” që duhet t’ua sjellë dikush. A thua se këta që ne kemi në krye të hetimit, i kemi drejtorë arkivash e jo prokurorë. 

Perëndimi nuk shpërndan udhëzime për hetime. Perëndimi e ka hetuar dhe ndëshkuar Sali Berishën. SHBA ka kërkuar zyrtarisht të respektohet standardi i saj i hetimit ndaj Sai Berishës. SPAK nuk e ka bërë. Të tjerat janë justifikime të dobëta. Berisha i ka më të mira se sa vet SPAK-u, justifikimet për mos prekjen e tij.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anxhelo: 27/11/2022 12:10

    Presim nga te korruptuarit te hetojne korrupsionin ne politik...a eshte komshi me Salen Arben Kraja me vila mil.€ po ku i gjeti parate nga rroga?

    Përgjigju
  • Ymeri: 26/11/2022 08:35

    Bravo Baze, po keta nuk po marrin vesh,me sa shihet Spaku nuk e ka ndërmend me u marre as me Sali kriminelin e Ilir hajdutin

    Përgjigju
  • Arben: 26/11/2022 08:04

    Bravo Baze!

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 26/11/2022 01:21

    amerika boll te nxjerre urdher ekstradimi sepse korrupsioni eshte kunder interesit kombetar amerikan e mbaron puna... pastaj nese zvarritet te nisi appache dhe tja beje si norieges.. lepujt e spak te hetohen per zvarritje te qellimshme e spak te drejtohet nga shqiptaroamerikane se vetem keshtu nuk I intimidon kush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë