S’qëndruan në trafik dhe u futën kundërvajtje, gjobiten 113 shoferë, arrestohen 9 të tjerë dhe hiqen 41 leje drejtimi

Rritja e numrit të aksidenteve gjatë ditëve të fundit, ku shumica e këtyre kanë ndodhur ose për shkak të shpejtësisë së lartë ose për parakalime të gabuara, ka barë që policia të veprojë me dorë të hekurt ndaj shoferëve të pabindur. Mbyllja e fundjavës sjell edhe një trafik të rënduar për shkak të kthimit të pushuesve nga bregdeti. Për shkak të trafikut disa nga drejtuesit e mjeteve kanë qenë të paduruar pasi kanë bërë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë duke bërë që 113 prej tyre të gjobiten. Po ashtu në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me  radarë dhe kamera janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar gjithsej 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjoba janë vënë edhe për 2456 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë