Zhurma që tentoi të krijoi Sali Berisha me rezolutën që iu rrëzua dje për Srebrenicën, përfundoi në një shfaqje hipokrizie te madhe. Përpos deklaratës së datës 11 maj nga ambasadori Shqipërisë në në Këshillin e Sigurimit të OKB i cili e dënonte ashpër genocidin serb ndaj boshnjakëve, në fakt ka një tjetër qëndrim të fortë të kryeministrit Rama jo dje, por para dy vitesh, që në 11 korrik të vitit 2020.

Kryeministri Rama, që asokohe mbante edhe postin e kreut të OSBE, duke dënuar genocidin dhe nderuar viktimat theksonte se “Përmasat mizore të këtij gjenocidi janë një tragjedi që rëndon në shpirtrat tanë edhe sot, njëzet e pesë vjet më vonë,” tha ai. “Unë shpreh respektin tim për viktimat që u vranë pa mëshirë dhe ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën jetën”.’
Kryeministri theksonte ne 2020 se e tmerron dhe e shqetëson së tepërmi tendenca në rritje për të rishkruar historinë e krimeve që ndodhën në Srebrenicë dhe zonat përreth në verën e vitit 1995. “Rishikimi me dashakeqësi i historisë mund të çojë në përsëritjen e të njëjtave gabimeve dhe krime sërish. Drejtësia kombëtare dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo thekson domosdoshmërinë e vendosjes së drejtësisë. Pandëshkueshmëria nuk është një alternativë. Ne themi përherë se nuk duhet përsëritur kurrë ajo që ndodhi në Srebrenicë, por vetëm pak vite më vonë në Kosovë pati një konflikt shkatërrimtar”.
Gjithashtu Rama pa asnjë ekuivok shprehej se “Përgjegjësia për krimet u takon autorëve. Por shoqëritë janë po ashtu me faj nëse nuk mbajnë mend dhe nuk marrin mësime nga ajo që ndodhi në Srebrenicë.” Linku origjinal: https://www.osce.org/chairmanship/457186
Kjo deklaratë e Ramës në vitin 2020, ajo e ambasadorit tonë në OKB në 11 maj 2022 janë një dëshmi e qartë e qëndrimit të Shqipërisë ndaj genocidit serb./ Lexo.al
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
64.2%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 899
Lajme të tjera
-
Ndërmjetësimi i Francës dhe Gjermanisë për tensionet në Kosovë, Rama: Tregon shpirtin e madh europian! Të plotësohen 3 kërkesat, përfshirë dhe asociacionin
2 Qershor, 07:20
-
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Nuk i prekin dot një fije floku! Po të isha si Kurti, do hyja në zgjedhje pa krijuar polemika me miqtë e aleatët
1 Qershor, 21:30
-
Tregtarët shkelin ligjin për qeset njëpërdorimshe! Shitësit s’i ‘tremb’ gjoba, 500 mijë-1.5 mln lekë deri në heqje license
1 Qershor, 18:02
-
VIDEOLAJM/ Rama në Moldavi, më i afërt se më parë me kryeministren italiane! E puth në faqe para liderëve europianë
1 Qershor, 16:35
-
VIDEO/ Rama tjetër takim me Vuçiç krah Ursula Von der Leyen: Duhet t'i jepet fund absurdit kërcënues
1 Qershor, 12:21
-
Qeset njëpërdorimshme, Rama: Asnjë tolerim kujt shkel ligjin! Task-forca vazhdon punën në terren për shkeljet
31 Maj, 21:32
-
Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi në BE na la pa flokë! Besuam tek procesi, tani jemi dy burra qerosë
31 Maj, 12:18
-
Tensionet në Kosovë, 'kryeçështje' në Bratislavë, Rama: Ushtria serbe në kufi zero fuqi, politikë e brendshme! Kurti: Republikën s'ia dorëzojmë fashistëve
31 Maj, 11:25
-
Rama: Nëse Ballkani Perëndimor kollitet, kjo për BE është pneumoni! Të hapet një shteg i ri bashkëpunimi për fonde ndaj 6 vendeve
31 Maj, 11:13
-
Samiti në Sllovaki, Rama: Negociatat kërkojnë kohën e tyre, por BE duhet të japë më shumë fonde për Ballkanin Perëndimor për të garantuar stabilitet
31 Maj, 10:52
-
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg
31 Maj, 09:27
-
‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: Nga 1 deri në 7 qershor mbahen mbi 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura
31 Maj, 08:28
Si i vetmi shtet ne Europ,qe parllamenti ka refuzue nje rezolut gjenocidi serbe,dhe i vetmi kryeminister i rajonit qe asnjehere nuk ka qene ne Srebrenice..te gjitha keto si vazalitet ndaj Serbise dhe vellaut Aleksandar..
Përgjigjuhahahah hahah hahaha na kenaqet tani, e paska denu rama ne 2020 po se paska rrujte njeri per te
Përgjigju