Stabilitet në punë dhe mundësi të reja, parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…

Astrologu Jorgo Pulla në studion e emisionit ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 10 deri në 14 Janar ) për të gjitha shenjat.

Mundësitë dhe rëndësitë janë tani, është një kohë shumë e përshtatshme në stabilizmin e punës” u shpreh ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi- Ndikim shumë i mirë në çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën tuaj, sepse është diçka shumë e mirë tani, që të bëni llogaritë. Një lidhje problematike që keni pasur Dash-akrep duket se e zgjidhni pikërisht tani. Koha ka treguar se jeni të duruar, keni shumë mundësira për të stabilizuar anën shpirtërore.

Demi- Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomiko-financiare është një mundësi shumë e mirë tani, nëse doni të merrni një kredi për biznes është momenti i duhur.

Binjakët- Në cështjet ekonomiko-financiare edhe pse me pak vështirësi nga muajt që keni lënë pas duket se tani është një anë pozitive do të jeni në rrugë të mbarë.

Gaforrja- Duket se është një javë me shumë sfida në anën ekonomike dhe të karrierës, keni një mundësi tani me cështjet shpirtërore. Nga e mërkura mundësi shumë të mira dhe do kuptoni gabimin që keni bërë me të dashurin tuaj. Kini kujdes me anën ekonomike financiare.

Luani- Tani fati ju buzëqesh  për arsye të cështjeve ekonomiko-financiare, këtë javë gjërat janë në anën tuaj. Është momenti historik për ju me lajmet e mira që do të merrni. Ekonomia duket se ka ngritje.

Virgjëresha-  Për ju që keni pasur probleme në anën shpirtërore , ldhjet që kanë qenë me binjakë apo me bricjap  duket se zgjidhen nga e premtja e tutje.

Peshorja- Duket se keni pasur disa probleme ligjore por duket se do gjeni një zgjidhje nga kjo javë dhe në vazhdim. Mos u nxitoni, në lidhje me cështjet ekonomiko-financiare, në lidhje më cështjet shpirtërore lidhjet peshore-dem është koha më ideale.

Akrepi- Kujdes të vecantë me cështjet ekonomike dhe huatë. Në lidhje me cështjet shpirtërore bëni kujdes me lidhjet akrep-luan, akrep-peshk, mos u nxitoni sepse nuk janë në anën tuaj.

Shigjetari- Për ju që keni pasur një problem me Dash apo Virgjërshë  duket se është koha tani për ta realizuar që të shkoni deri në martesë. Në lidhje më cështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomiko-financiare është një mundësi për ngritje në detyrë.

Bricjapët- Në anën ekonomie mund të vonojnë disa gjëra por nuk do të thotë që është problem. Në anën shpirtërore lidhjet me gaforre apo me Bricjap janë shumë pozitive.

Ujori- Do merreni më tepër me pasuri të paluajtshme. Në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore ujorë-binjakë bëni kujdes, mos u nxitoni!

Peshqit- keni një mundësi shumë të mirë që kanë të bëjnë me testament, shit-blerje. Keni mundësi për ngritje në detyrë, lidhjet peshk-gaforre është kohë e përshtatshme. Moment i mirë për stabilitetin ekonomik.

MC/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë