“Shprehet shqetësimi për prishjen e një tradite të hershme, që nga viti 2012”-thotë Pollo.
“Në procesin e Integrimit nuk ka pronar. Ajo që ndodhi javën e kaluar ku u përpoq që zëri i opozitës të shuhet, ka qenë e paprecedentë. E kuptoj që ndoshta nuk doni, që çështja e krimit e drogës, e korrupsionit që të bëhën tema diskutimi në tryezat e diskutimit ndërkombëtar. Por, zërin e opozitës dhe fjalën e saj nuk e heqë dot askush”-shprehet Tabaku.
“Në vitin 2011 zoti Bushati si kryetari i Komisionit të Integrimit në atë kohë në opozitë, ftohet të merrte pjesë në Këshillin e Stabilizim Asocimit. Kjo traditë që vazhdojë edhe në katër vitet e kaluara, në mënyrë të pa justifikuar dhe të paarsyeshme ndërpritet nga vetë ai ministër që ka marrë pjesë në vitin 2011 si përfaqësues i opozitës”-nënvizon Bumçi.
Por nënkryetari socialist i Komisionit të Integrimit, Bledi Çuçi tha se qeveria ka vendosur të përfaqësohet në nivel ministri pa marrë me vete asnjë deputet, as nga mazhoranca.
“Fakti që në mbledhjen e këshillit Asocim Stabilizimit të kësaj radhe nuk kishte asnjë përfaqësues i parlamentit, është një cështje që të gjithë ne mund ti kërkojmë llogari, jo llogari, por informacion ministrit të Jashtëm, i cili është dhe ministër Integrimi këtë mandat, që pse është zgjedhur ky format dhe nuk besoj se përbën ndonjë shqetësim”-sqaron Bledi Çuçi
Palët ranë dakord që të kërkojnë informacion me shkrim nga Ministri Bushati për këtë ndryshim në formatin e përfaqësimit të Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim Asociimit.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO











