Stabilizohet shpërthimi i Covid-19 në SHBA, paralajmërojnë ekspertët: Ende nuk kemi arritur pikun

Stabilizohet shpërthimi i Covid-19 në SHBA, paralajmërojnë ekspertët: Ende nuk kemi arritur pikun

Ekspertët e grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë për Covid-19 thonë se shpërthimi i koronavirusit ka filluar të stabilizohet në të gjithë SHBA.

Deborah Birx, koordinatorja e grupit të punës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, tha të premten se kishte shenja të mira shpërthimi ishte duke u stabilizuar, por pavarësisht kësaj epidemia akoma nuk kishte arritur në kulmin e saj. "Edhe pse inkurajuese, ne ende nuk kemi arritur kulmin", theksoi Birx.

"Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që bëmë dje, dhe një javë më parë, dhe një javë para kësaj, sepse kjo është ajo që, në fund, do të na marrë lart në majën dhe poshtë anës tjetër", ka thënë ndër të tjera ajo.

Presidenti Donald Trump gjithashtu tha se ai pret që SHBA të ketë një numër më të ulët vdekjesh sesa parashikimet fillestare për 100,000 viktima. SHBA ka shënuar deri tani 18,586 viktima dhe 496,535 të infektuar.

Dr Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, u pajtua me faktin se SHBA "po fillon të shohë më tepër qëndrueshmëri dhe rënie rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. Por ai shtoi se pavarësisht "përparimit të rëndësishëm", përpjekjet lehtësuese si distancimi social nuk duhen hequr sërisht.

Dr Birx vuri në dukje se numri i lartë i rasteve duket të jetë stabilizuar tani në rajone që kanë pësuar goditje të forta si Neë York, New Jersey dhe qyteti i Çikagos. Ajo shtoi se niveli i vdekshmërisë në ShBA është "në mënyrë të konsiderueshme më i ulët se në shumë nga vendet e tjera, kur i krahasojmë ato me popullatën tonë".

Instituti për Metrikat Shëndetësore dhe Vlerësimi në Uashington kishte parashikuar që numri i vdekjeve të vendit do të arrinte kulmin këtë të premte dhe më pas do të fillojë të bjerë.

Në nëj deklaratë këtë të premte, guvernatori i Nju Jorkut tha se të dhënat e fundit tregojnë se shteti po "rrafshon kurbën" me sukses. Numri i pacientëve që kërkojnë trajtim intensiv në spital në New York kishte rënë për herë të parë që nga fillimi i krizës.

"Edhe pse është e rëndë, edhe pse është e vështirë, ne duhet të qëndrojmë me të", tha guvernatori Andrew Cuomo, duke paralajmëruar se ishte ende shumë herët për t'u lehtësuar masat distancuese sociale. Rreziku duket të jetë më i larti për komunitetet pakicë të Amerikës, të cilat janë prekur në mënyrë disproporcionale nga COVID-19.

Dr Jerome Adams, Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së, tha që tendenca ishte "alarmante, por jo befasuese" duke marrë parasysh që pakicat në vend, në përgjithësi, kanë më shumë probleme kronike shëndetësore si astma, hipertensioni dhe diabeti.

"Në të vërtetë, unë kam mbajtur një inhalator në xhep për 40 vjet nga frika se mos pësoja një sulm fatal të astmës", vazhdon Dr Adams, i cili është po ashtu një afrikano-amerikan.

Në një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte parë disa imazhe të filmuara me dron të arkivolëve që grumbulloheshin në një varr masiv në Hart Island të New York-ut. Zyrtarët atje thonë se ishulli, i cili është përdorur për të varrosur njerëz pa asnjë të afërm për më shumë se 150 vjet, tani po varros trupat me 5-fishin e normës normale.

1586567157_Screenshot9.jpg

1586567196_Screenshot11.jpg

1586567211_Screenshot12.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë