Stadiumi, arrihet marrëveshja 
Shkodër - FSHF për ‘Loro Boriçin’

Stadiumi, arrihet marrëveshja <br />Shkodër - FSHF për ‘Loro Boriçin’
Merr fund telenovela e stadiumit ‘Loro Boriçi’ dhe ngërçi mes Bashkisë së Shkodrës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për administrimin e impiantit modern që po ndërtohet.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës në mbledhjen e radhës, gjatë ditës së djeshme me 40 vota pro dhe një abstenim ka miratuar marrëveshjen me FSHF pas komisionit që u ngrit për të negociuar. Sipas marrëveshjes së firmosur Federata Shqiptare e Futbollit do të ketë të drejtën që për 20 vitet e ardhshme, duke nisur që nga momenti i hyrjes në fuqi të marrëveshjes, t’i organizojë në “Loro Borici” ndeshjet e kombëtares apo të përfaqësueseve të moshave.

Me miratimin e kësaj marrëveshjeje pritet të lëvrohen fondet e bllokuara nga FIFA dhe UEFA, çka do të reflektohet me një ritëm më të lartë të punimeve për ta bërë sa më shpejt gati shtëpinë e re të Vllaznisë. Gjatë mbldhjes së djeshme janë zgjedhur edhe dy anëtarët e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Beniamin Nako dhe Sytki Muça. Tashmë pritet që punimet të vijojnë me ritëm për përfundimin e stadiumit.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën