Mbi 2 000 atletë do të mblidhen javën e ardhshme në Stadiumin Olimpik të Berlinit, i ndërtuar nga nazistët, si një alternativë ndaj të ashtuquajturave Maccabi Games, çka shënon herën e parë në histori që një ngjarje sportive hebreje do të mbahet në vendin përgjegjës për vrasjet më mizore të izraelitëve në të gjitha kohërat.
Dita e hapjes së Olimpiadës së Berlinit në vitin 1936 përbënte një nga festimet më të luksoze që kryeqyteti i Gjermanisë kishte parë ndonjëherë.
Pavarësisht nga natyra kinse paqësore, rasti ishte plot me simbolikë ushtarake duke qënë se Adolf Hitleri po përgatitej për pushtime dhe luftë.
Pothuajse tetë dekada më vonë, vendi që dikur priti këtë shfaqje madhështore naziste të rafinuar, do të strehojë më shumë se 2 000 atletë hebrenj që konkurojnë në Lojërat Maccabi, një kampionat sportiv që mbahet çdo katër vite që nga viti 1932.
"Shtatëdhjetë vjet pas çlirimit nga nacionalsocializmi,... ka ardhur koha për t'i treguar Evropës dhe botës se jeta hebreje po lulëzon sërisht këtu dhe ne jemi bërë një pjesë solide dhe e sigurt në shoqërinë gjermane", u shpreh Alon Meyer, president i "Maccabi"-t në Gjermani.
Zgjedhja e Parkut Olimpik në Berlin, si vendi për lojërat është e një rëndësie të veçantë për shkak se hebrenjtë u ndaluan t'i bashkoheshin delegacionit gjerman në vitin 1936.
Ndoshta, çuditërisht vendimi nuk ishte i lehtë.
Disa anëtarë të komitetit organizator, veçanërisht ato që u përkasin brezave të vjetër, e kundërshtuan fuqishëm duke argumentuar se për aq kohë sa janë akoma në jetë të mbijetuarit e Holokaustit, një ngjarje e tillë ka qenë e paimagjinueshme.
"Në fund fitoi brezi i ri", tha Meyer.