Stadiumi i Prishtinës merr emrin e legjendës Fadil Vokrri/ FOTO

Stadiumi i Prishtinës merr emrin e legjendës Fadil Vokrri/ FOTO

Stadiumi i Prishtinës me emrin 'Fadil Vokrri'

Ish-futbollisti dhe ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri po të ishte gjallë sot do të mbushte 58 vjet. Tashmë emrin e tij e mban stadiumi i Prishtinës.

Përveç një ndeshjeje miqësore në Podujëve mes Llapit dhe Prishtinës, ekipe në të cilat ka qenë lojtar vetë kryetari Vokrri, nga sot Stadiumi i Prishtinës do të emërtohet me emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Në stadiumin me emrin e ri më 28 korrik do të luhet ndeshja testuese në mes ekipit FC Prishtina dhe FC Flamurtari nga Vlora ku do të marrin pjesë figura të njohura të kombit shqiptar që do të ndeshen mes vete, raporton KosovaPress.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshje testuese e cila do të inspektohet nga delegatët e UEFA-s, ku ata do të inspektojnë këtë stadium në disa aspekte kryesore si qasja e shikuesve në stadium, sistemi i kontrollit të sigurisë, infrastruktura mediale, aspektet sportive dhe hapësirat e brendshme të stadiumit.

Federata e Futbollit të Kosovës fton të gjithë qytetarët të jenë prezent në ndeshjen testuese, ku biletat do të jenë falas. FFK bëri të ditur se për ndeshjen e testimit që do të zhvillohet më 28 korrik do të duhen të jenë prezent më shumë se 3 mijë shikues në mënyrë që të bëhet testimi në të gjitha aspektet nga UEFA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë