Stadiumi i ri i Kukësit ‘Zeqir Ymeri’ gati në mes të tetorit

Me një projekt tërësisht modern stadiumi i ri i Kukësit, “Zeqir Ymeri” pritet të inaugurohet më 15 tetor të këtij viti. Inxhinieri i firmës ndërtuese Luan Dashi tregon se ka përfunduar vendosja e stolave  në tribunat e stadiumit dhe aktualisht po punohet me shtrimin e fushës stërvitore me rërë ku javën e ardhshme shtrohet tapeti i ri me bar natyral.

“ Sapo filloi dhe shtrimi i shtresës përfundimtare të rërës, për pjesën e fushës së futbollit  montimi i stolave po vazhdon. Po përfundon edhe montimi i paneleve kryesore për ndriçimin Besoj do testohet vetëm pjesa e ndriçimit dhe gjithçka do të jetë gati”, tha inxhinieri Luan Dashi.

Për tifozët dhe sportdashësit kuksian ardhja e skuadrës së zemrës në fushën e re të stadiumit të tyre është kënaqësi.

“Është bërë një stadium model, stadium europian. Kënaqësia më e madhe është për ne që është bërë ky stadium. Me bo ndeshje në Kukës, është një kënaqësi e veçantë edhe për ekipin tonë sepse jemi mirë këtë vit”, shprehet një tifoz.

“Besojmë që brenda dy javëve do të përfundojë procesi i fushës. Po presim me padurim që ekipi të kthehet në stadiumin e ri në Kukës, dhe tifozat do ta ndjekin vazhdimisht”, tha njw tjetwr tifoz.

I projektuar me një kapacitet prej 8 mijë tifozësh, impianti modern i stadiumit ka kushtuar rreth 10 milionë Euro, bashkëfinancim i Qeverisë dhe Federatës së Futbollit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona