Stadiumi “Loro Boriçi”,  Kopliku:
Punimet për rikonstruksion në prill‏

Stadiumi “Loro Boriçi”,  Kopliku:<br />Punimet për rikonstruksion në prill‏

Duke folur për stadiumin e ri të Shkodrës në emisionin ”Tonight” në Star Plus Tv në Shkodër, premtim tashmë i bërë prej kohësh nga kryeministri Edi Rama, deputeti Namik Kopliku për herë të parë ndryshe nga shefi i tij i mazhorancës aktuale dha edhe një afat se kur mund të nisin punimet. Sipas deputetit të Shkodrës nuk do të shkojë shumë gjatë dhe brenda muajit prill të këtij viti pritet që të nisin punimet për stadiumin e ri të Shkodrës.  

“Është bërë pothuajse në fazën e fundit projekti për stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës i cili ka mundësi që brenda muajit prill të fillojë nga puna. Për momentin jam interesuar dhe ju them se është çuar për 2-3 pika jo thelbësore edhe njëherë pranë UEFA-s për t’u miratuar si projekt dhe në dijeninë time brenda muajit prill do afishohet projekti i detajuar i stadiumit të Shkodrës. Kuptohet që do fillojnë kështu edhe punimet për stadiumin e ri të Shkodrës”-tha deputeti i PS.

Lidhur me problematikën e shpronësimeve duke qenë se për shkak të punimeve të reja dhe zgjerimit të ndonjë mjedisi për stadiumin e Shkodrës mund të ketë edhe ndonjë prishje nga objektet aktuale përreth stadiumit, deputeti i Shkodrës u shpreh njësoj si kryeministri Rama duke thënë se më parë do bëhen shpronësimet dhe më pas do të nisin punimet.

“Ashtu siç e ka thënë edhe kryeministri Edi Rama nuk do fillojë puna pa u bërë shpronësimi i atyre që preken nga punimet e stadiumit “Loro Boriçi”-tha deputeti i Shkodrës Namik Kopliku.

Kopliku: Zgjidhja për Vllazninë prania e shumë aksionerëve
Deputeti i Shkodrës: Vllaznia nuk është i vetmi simbol për qytetin, Vllaznia nuk është simboli i Shkodrës për deputetin e Qarkut Shkodër të Partisë Socialiste Namik Kopliku. Deputeti i PS ka bërë një deklaratë të guximshme teksa ishte i ftuar në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv në qytetin e Shkodrës. Gjatë bisedës me drejtuesin e emisionit deputeti Kopliku tha se Shkodra edhe gjëra të tjera më të rëndësishme dhe se Vllaznia mund të jetë një prej tyre por jo simbol.

Deputeti i Shkodrës u shpreh kështu teksa biseda u fokusua në situatën e vështirë në të cilën Vllaznia ndodhet gjatë këtyre viteve të fundit ku nuk po mundet ta ngrejë kokën në Superligën shqiptare të futbollit. Kopliku nuk e përktheu në politikë situatën e Vllaznisë siç zakonisht ka ndodhur deri tani dhe nuk u përqendrua në akuza politike për Bashkinë Shkodër që drejtohet nga PD dhe administron Vllazninë port ha se vizioni i të ardhmes për këtë klub mund të jetë vetëm zgjerimi i shoqërisë aksionare me shumë aksioner siç ndodh në shumë vende të botës.

Për deputetin e Shkodrës nuk është e pranueshme ashtu siç aktualisht ndodh që Vllaznia mbahet me buxhetin e Bashkisë Shkodër duke qenë se ato janë paratë e qytetarëve dhe dikush ndoshta kërkon një çerdhe apo një shkollë sesa të jepen para fjala vjen për futbollistë të huaj që sa vijnë dhe ikin duke mbushur xhepat.

“Mos të dukem artificial por unë e dua shumë Shkodrën sa nuk mund ta identifikoj si simbol të Shkodrës ekipin e Vllaznisë. Një nga simbolet po por nuk është ai simboli. Shkodrës më parë do i bëja investim tek teatri “Migjeni” e shumë gjëra të tjera e pse jo fuqishëm edhe përsa i përket sportit të tërësi mes të cilave edhe Vllaznisë. Nuk po them se kush e ka përgjegjësinë. Nuk është konditë që ta mbajë përherë Bashkia.

Vizioni jonë për Vllazninë është që siç janë shembujt në ekipet sportive në gjithë botën, si admonistrohen ato, mundësisht biles të mos lihen në duart e Bashkisë as në duart e 3-4 vetëve por të bëhet shoqëri aksionare e vërtetë. Sporti tashmë është bërë pak i shtrenjtë për ekipet sportive. Nuk ka pse e mban gjithë buxheti i Bashkisë që do thotë paratë e qytetarëve të Shkodrës.

Mbase dikush mund të thotë unë nuk jam për të paguar për Vllazninë dhe se do isha për të bërë një çerdhe apo një shkollë të re, në një kohë që ekipi sportiv mund të bëhet shoqëri aksionare. Jo dy-tre aksioner por shoqëri aksionare do të thotë se mund të jenë me dhjetra e qindra në këtë shoqëri të cilët dhe e cila do të ishte shoqëri e të apasionuarve, të investitorëve qoftë pak apo shumë për diçka që kanë pasion që mund të jetë në këtë rast për të cilin po flasim ekipi i Vllaznisë”-deklaroi deputeti i PS.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni