Stafa: PD doli nga shinat, humbja
në Durrës u sponsorizua nga qendra

Stafa: PD doli nga shinat, humbja<br />në Durrës u sponsorizua nga qendra
Partia Demokratike ka dalë jashtë shinave. Përgjegjës është ekipi që drejtoi fushatën, ndërsa rezultati negativ në Durrës erdhi si pasojë e luftës së fortë të brendshme të sponsorizuar nga qendra”.
 
Kështu shprehet ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa në një intervistë për Report Tv pas akuzave të fundit në drejtim të lidershipit të djathtë.
 
Ai thotë se PD e mbajtën gjallë idealistët, pasi tregtarët tentuan që ta groposnin. “Ka disa opsione për humbjen.
 
Rezultati tregoi se PD nuk vdes, e mbajtën gjallë idealistët dhe tentuan ta groposin tregtarët. Në rast humbjesh faji i takon anonimit. PD ka kohë që ka dalë jashtë shinave ideologjike, politike dhe programore.
 
Përgjegjës është ekipi që drejtoi fushatën, tregoi që programi nuk gjeti misionarët e duhur të mishërohej nga qytetarët
” deklaroi ai.
 
Duke folur për humbjen në Durrës, ai thekson se ka qenë ‘viktimë’ e përplasjeve dhe luftës së brendshme të sponsorizuar nga qendra.
 
Humbja kërkon një kohë të gjatë për të analizuar shkaktarët, por PD është një aset kombëtar.
 
Humbja në Durrës është për të ardhur keq, produkt i luftës së brendshme që u zhvillua në Durrës dhe u sponsorizua nga Tirana.
 
Fusha ku do të zhvillohet gara dhe parimet, uroj që kandidatët të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit dhe të analizojnë gabimet që sollën këtë rezultat.
 
PD në Durrës ka një database të pastër dhe të plotë, nuk besoj që do të ketë manipulime në lista, pasi nuk ka arsye
” përfundoi ai.
 
Osman Stafa u shkarkua para zgjedhjeve vendore, duke lene PD e qytetit bregdetar me kryetar te emëruar jo të zgjedhur.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre