Stafi dhe pacientët e Spitalit Psikiatrik të Tiranës janë transferuar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Gazetarja e Report Tv, Joana Preja, ka mësuar se shkaku për transferimin e stafit dhe të pacientëve janë punimet për rinovimin e godinës së Spitalit Psikiatrik.

Ende nuk dihet sa kohë do të qëndrojnë stafi në ambientet e QSUNT, si dhe as numri i pacientëve që janë zhvendosur.