Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme iu bashkua nismës ‘Dhuroni Gjak, Shpëtoni Jetë’. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut u vendos që në orët e para të mëngjesit në hollin e MEPJ, ku bashkë me punonjësit e diplomatët e këtij institucioni ishte edhe ministri Ditmir Bushati.

“Një njësi gjaku shpëton tre jetë”, u shpreh Ministri, ndërsa bëri apel për solidaritetit dhe ndërgjegjësim.

[gallery]24445[/gallery]

d.c./shqiptarja.com