Stamati prezanton bluzën me të
cilën u vra Qemal Stafa në 1942

Stamati prezanton bluzën me të<br />cilën u vra Qemal Stafa në 1942
Restauratori Frederik Stamati prezanton një objekt shumë interesant me vlera muzeale, bluzën e Heroit të Popullit Qemal Stafa, që u vra pas një antetati në 5 maj 1942. 

Dikur ka qene e ekspozuar ne Muzeun e luftës. Ishte ashtu siç ia kishte hequr nga trupi e ëma. Koha dhe faktorë të tjerë po e dëmtonin. M'u kërkua nga muzeu që të merrja masa për ta shpëtuar. E sollën në laborator. Takova njërën nga motrat e Qemalit për ta pyetur për veshjen e tij, në mënyrë që të afrohesha sa më tepër pranë origjinalit. Më tha se e ëma kujdesej shumë për të. Kondita e muzeut ishte që të ruheshin edhe njollat e gjakut. Kjo e vështirësonte punën, sepse gjaku është një mjedis shumë i përshtatshëm për zhvillimin e mikroorganizmave që e prishin tekstilin, ndërsa duhej ruajtur gjurma. Punova shume atëherë për të realizuar edhe konservimin e tekstilit dhe edhe të gjakut dhe ia dola”, thotë Stamati.
 
Sipas tij sot kjo bluzë ruhet pa probleme ne Muzeun Historik Kombëtar.

bluza e ismail qemalit

bluza e ismail qemalit

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar