Stamati: Restaurohet aparati
origjinal i Marubit, funksionon

Stamati: Restaurohet aparati<br />origjinal i Marubit, funksionon
Aparati origjinal i përdorur nga Pietro Marubi, një objekt i rallë me vlera muzeale po restaurohet nga Frederik Stamati. Restauratori jep një lajm të mirë se objekti që daton më shumë se një shekull do të jetë funksional para se të ekspozohet në muzeun e ri të Fototekës Marubi që do të çelet në Shkodër në muajin maj. Mjeshtri i restaurimit Frederik Stamati ka shkuar nga Tirana në Shkodër për të sjell në gjendje të mirë disa nga objektet e rralla të Fototekës “Marubi”, ku mes tyre është edhe aparati i Marubit. 

“Kemi filluar punën me disa aparate të cilët janë aparate origjinalë të Marubit. Janë aparate të vjetra të cilat janë ruajtur dikur dhe janë të ruajtur për fat të mirë edhe në ditët e sotme. Këto do të restaurohen që të jenë të kënaqshme për syrin e vizitorit. Do të restaurohen në mënyrë të tillë që të mos dëmtohen në mënyrë të mëtejshme sepse këto
dëmtime ndodhin”, tha Stamati. 

I pyetur nëse aparati i Marubit do të jetë funksional apo vetëm për në në ekspozitë restauruesi Stamati jep këtë përgjigje: “Fatmirësisht këto janë në gjendje punë, edhe Fototeka Marubi ka pasur kujdes për t’i ruajture dhe më parë i kanë ruajtur poseduesit, por ne po punojmë që t’i pastrojmë edhe nga mikrobet apo reagjentët që mund t’i dëmtojnë këto aparatura. Ne do t’i bëjmë ato funksionale, për të parë se çfarë pune bëhej në atë kohë për të përftuar fotot që bënte Marubi”, tha Frederik Stamati duke theksuar më tej “se me këtë aparat mund të bëhen një foto apo dy fotografi sa për kuriozitet, sa për të parë si rifunksionojnë këto aparatura, por nuk mund të bëhen foto masive”. 

Drejtori i Fototekës “Marubi” Luçiano Bedeni, pohon se fototeka Marubi është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për të kaluar në muzeun e ri, i cili pritet të inaugurohet së shpejti. “Aktualisht ka një grup të madh pune, i cili po i ndjek të gjitha këto faza drejt një momenti të hapjes së Muzeut të ri të Marubit, pastaj të gjitha të tjerat janë detaje dhe ne po shkojmë drejt përfundimit”, tha Bedeni. 

Pas gjithë kësaj pune të kujdesshme të Frederik Stamatit në muzeun e ri të gjithë artdashësit do të kenë mundësi që të njohin nga afër aparatin. Ky është aparati që shkrepi qindra fotografi, të cilat arkivuan historinë dhe kulturën shqiptare një shekull më pare.

restaurimi aparatit marubi

restaurimi aparatit marubi

restaurimi aparatit marubi

restaurimi aparatit marubi

restaurimi aparatit marubi

restaurimi aparatit marubi

restaurimi aparatit marubi

restaurimi aparatit marubi

restaurimi aparatit marubi

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri