Kryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj do të referojë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve të rinj, me pjesëmarrjen e politikanëve të rinj nga e gjithë bota. Ky forum zhvillohet në Stamboll dhe drejtohet nga Prof. Dr. Ahmet Davutogllu, Ministër i Jashtëm i Turqisë. Ftesa për të qenë pjesëmarrës dhe referues në këtë aktivitet erdhi pas një vizite frytdhënëse të kryetarit të PLSHR-së në Stamboll, ku u prit nga disa zyrtarë të lartë të kësaj partie për degën e Stambollit.
Duke vlerësuar këtë ftesë, Vlashaj u shpreh se “për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) është prestigj i jashtëzakonshëm, ftesa që i vjen liderit të saj për të referuar në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve të Rinj, që mbahet një herë në çdo muaj në Stamboll dhe që udhëhiqet nga Prof. Dr. Ahmet Davutogllu, Ministër i Jashtëm i Turqisë. Politika nëse u shërben brezave, në arsimim, në edukim dhe në përkujdesje, ka bërë punën më të mirë në të gjitha punët e saj”.
Ai tha më tej se “një befasi e këndshme ka qenë për mua edhe ftesa për të referuar në Forumin Ndërkombëtar të liderëve të rinj, që mbahet një herë në çdo muaj në Universitetin "Shehir" në Stamboll dhe që udhëhiqet nga Prof. Dr. Ahmet Davutogllu, Ministër i Jashtëm i Turqisë. Në këtë forum çdo muaj do të këtë edhe nga një delegacion edhe nga Forumi Rinor i PLSHR”. Ndërkohë gjatë vizitës në Turqi ditët e para të Majit një delegacion i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) i kryesuar nga kryetari Edmond Vlashaj është takuar me drejtues të lartë të AKP (Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim) për degën e Stambollit.
Miqtë nga Shqipëria kanë bërë një ekspoze të kësaj force politike, të pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim si dhe të përpjekjeve që bën për të fituar besimin e votuesve shqiptarë. Drejtuesit e AKP për Stambollin vlerësuan shtrirjen dhe organizimin e PLSHR në dymbëdhjetë qarqet e vendit, si dhe qasjen e saj në zgjidhjen e problematikave që ka aktualisht shoqëria shqiptare.
Vlashaj duke komentuar këto takime tha se: “Ishte një vizitë shumë e ngjeshur, plot me takime me drejtuesit më të lartë të forumeve të AKP Stamboll. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e drejtuar nga Kryeministri Erdogan ose siç njihet ndryshe AK Parti, është duke e asistuar Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, në të gjithë etapat e zhvillimit të fushatës politike e më tej; besojmë edhe në drejtimin dhe qeverisjen e vendit në vitet e ardhshme. Shfrytëzoj rastin t'u përcjell mirënjohjen më të madhe të gjithë miqve tanë në Turqi, e veçanërisht Partisë së Kryeministrit Erdogan, për të gjithë mbështetjen që po i jep Partisë Lëvizja Shqipëria e Re”.
(e.s/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com