Lideri i burgosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Oçalan u bëri thirrje sot të gjithë mbështetësve të partisë së tij që të kërkonin paqe me Turqinë.
Me rastin e Novruzit, Vitit të Ri kurd, Oçalan deklaroi me anë të një mesazhi se kishte ardhur koha t'i jepej fund urrejtjes dhe historisë destruktive mes dy palëve dhe të kërkohej paqja, demokracia dhe vëllazëria.
Mesazhi i tij u lexua me zë të lartë në qytetin juglindor të Dijarbakirit, pasi Oçalan ndodhet në burgim të përjetshëm për betejën e dhunshme që ka bërë partia e tij përballë Turqisë.
PKK-ka është shkaktare e 40 000 të vrarëve në konfliktin me Turqinë.
Megjithatë, Oçalan ka bërë thirrje për paqe dhe për t'i dhënë fund rezistencës së armatosur.
Ai ka kërkuar madje edhe zhvillimin e një kongresi për të zyrtarizuar fundin e konfliktit të armatosur si edhe fillimin e një epoke të re./ atsh/
/Shqiptarja.com