Rinas – Një alarm për bombë në avionin e linjës ajrore Stamboll – Tiranë ka shkaktuar panik tek pasagjerët e kësaj linje. Sinjalizimi për bombë erdhi pasi avioni ishte akoma në fluturim.
Ky alarm u dha nga autoritetet turke dhe u përcoll te pasagjerët nga stjuardesa e lijnës ajrore. Në bordin e avionit, pasagjere ishte dhe gazetarja e Shqiptarja.com Ludmilla Cenga. Aktualisht, avioni i “Turkish Airlines” është ulur në Rinas ku kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe “Renea”.

(Në foto avioni i "Turkish Airlines" gjatë uljes në Rinas)
Policia ka kontrolluar rreptësisht bagazhet e pasagjerëve dhe nga kontrolli rezultoi se i gjithë misteri për bombë kishte të bënte me një celularë, i cili ishte hedhur përtokë. Celulari pa pronar, dyshohej se mund të ishte i komanduar nga larrg, por gjithçka ka rrezultuar e gënjeshtër.
Avioni ishte nisur nga Stambolli në orën 19:08 me orën lokale dhe duhej të mbërrinte në Tiranë në 19:48.
Pasagjerët e kësaj linje kanë kaluar panik dhe tmerr gjatë këtyre momenteve të ankthit. Tashmë policia po kryen akoma kontrolle dhe gjithçka duket se është nën kontroll.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com