STAMBOLL - Kayla Mueller, punonjësja amerikane e ndihmave, e mbajtur peng nga ISIS-i në Siri, ka vdekur, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë dhe familja e saj.Më 26 janar, ISIS-i njoftoi se Mueller, 26 vjeçe, kishte vdekur pas një sulmi jordanez, ndërkohë që ky informacion nuk ishte konfirmuar dhe Jordania kishte përgënjeshtruar ISIS-in.Mueller, e marrë peng që në gusht 2013, ishte pengu i fundit i njohur amerikan i mbajtur nga ISIS-i."Zemrat tona janë dërrmuara për vajzën tonë të vetme", tha familja Mueller në një deklaratë."Kayla ia kushtoi jetën e saj ndihmës ndaj të tjerëve... Përkushtimi i saj na tregon se edhe në rrethanat më të vështira humanizmi mund të mbijetojë", thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë./ATSH/
/Shqiptarja.com









