STAMBOLL - Një delegacion i lartë i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, i kryesuar nga Edmond Vlashaj ndodhet këto ditë në një nga kryeqendrat e Turqisë, Stamboll ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme. Një takim i veçantë ka qenë ai i zhvilluar nga drejtuesit e PLSHR me Nënkryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Stamboll dhe njëherazi drejtues i Marrëdhënieve me Jashtë, Erol Adayilmaz. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të organizatave me ndikim në Turqi dhe më gjerë si dhe përfaqësues të studentëve shqiptarë në këtë vend.
Fillimisht Vlashaj i informoi miqtë për PLSHR, shtrirjen e saj në të gjitha qytetet dhe komunat e Shqipërisë, ambicien e kësaj force politike që në koalicion me PD të përfaqësohet në 12 qarqe të vendit me një deputet si dhe të marrë përgjegjësi qeverisëse për tri dikastere kryesore: Ministrinë e Punës, Ministrinë e Rinisë, Turizmit, Kulturës dhe Sporteve dhe Ministrinë e Diasporës, për të cilat ka përgatitur edhe një paketë reformash që rikonceptojnë këto dikastere dhe ndikojnë drejtpërdrejt në fuqizimin e njerëzve të thjeshtë.
“Ne, tha zoti Vlashaj, -kemi në vëmendje dy grupime te popullsisë: të rinjtë si dhe sipërmarrësit, për të cilët po investohemi që të sjellim mentalitet të ri”.
Drejtuesi i lartë i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, pasi përgëzoi për veprimtarinë e deritanishme të PLSHR, tha ndër të tjera, se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të jetë një mbështetëse e synimeve tuaja për të sjellë një mentalitet të ri në politikën shqiptare. Zoti Adayilmaz e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit të ngushtë të partisë që ai drejton me PLSHR duke e vlerësuar edhe si një kontribut më të madh në marrëdhëniet Shqipëri – Turqi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com