Standarde dhe shpërblime, Kuvendi i kërkon qeverisë të kryejë reformën e pagave publike brenda 6-mujorit të parë 2021

Standarde dhe shpërblime, Kuvendi i kërkon qeverisë të kryejë reformën e pagave publike brenda 6-mujorit të parë 2021

Qeveria nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike (DAP) duhet të realizojë reformën në sektorin publik sipas angazhimeve që ka marrë në procesin e integrimit në BE. Kuvendi i Shqipërisë në një rezolutë të posaçme i ka kërkuar qeverisë që të përshpejtojë reformën e pagave dhe ta realizojë atë brenda 6 -mujorit të parë të vitit 2021.

Kuvendi i ka kërkuar DAP të përmbyllë punën për konsultimin e dokumentit për reformën e pagave brenda qershorit 2021 evidentimin e efekteve financiare dhe planifikimin e hapave në vijim për implementimin e kësaj reforme dhe të përshtaste pagat në varësi edhe të angazhimeve dhe detyrave që nëpunësit përmbushin si rrjedhojë e detyrimeve të ligjeve të veçanta, siç është dhe ligji nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Reforma në sektorin e pagave publike po kryhet me mbështetjen e projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike”

Reforma përmban dy nënrregullime sa i takon strukturës së re të pagave në administratën publike, së pari zbatimin e strukturës së re të pagave sipas legjislacionit të shërbimit civil dhe së dyti vendosjen e standardeve që do të shërbejnë si udhërrëfyes për përcaktimin e pagave për të gjithë  administratën publike, duke mbajtur në konsideratë parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” si dhe shpërblimin e drejtë për përgjegjësinë dhe impaktin që jep puna e gjithsecilit në realizimin e funksioneve dhe detyrave të institucionit.

DAP njofton se, dokumenti i reformës së pagave pritet të finalizohet gjatë vitit 2020, dhe më pas DAP-i në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të fillojë llogaritjen e implikimeve të buxhetit për këtë reformë me qëllim zbatimin e plotë të saj.

Organizimi i ri sistemit të pagave në shërbimin civil, do të bazohet në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme.

Njësia e OECD-së për suportin dhe përmirësimin e qeverisjes vlerësoi me tre 3 pikë indikatorin e pagave në administratë me një rënie në raport me vitin 2015, duke nënvizuar faktin që vlerësimi “promovimi vertikal dhe rritja e pagave mbeten të vetmet mënyra për të përmirësuar kushtet e pagave” dhe ndryshimet e bëra në legjislacionin shqiptar ende nuk po sigurojnë një sistem koherent të pagave.

Gjithashtu nuk ka ndryshuar që nga viti 2017, indikatori që paraqet raportin e pagës maksimale në administratën publike (paga e Presidentit të Republikës së Shqipërisë) me pagën minimale në administratën publike. Ky indikator nuk ka ndryshim krahasimisht me vitin 2017 pasi paga e Presidentit duhet të jetë 22 herë më e lartë se paga minimale në vend. Kështu me rritjen e pagës së Presidentit rriten në mënyrë automatike edhe pagat minimale në administratë, por paga e kreut të shtetit nuk është rritur që prej tre vjetësh./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 19/08/2020 17:29

    Nqse ka njeri qe e mer rrogen kot ne vendin tone eshte presidenti i republikes.

    Përgjigju
  • Lori: 19/08/2020 11:12

    Nuk eshte e drejte teoria paga e njetje per pune te njejte. Nje ing ndertimi qe punon ne shtet ne tirane ka 80% me shume pune se nje ing ndertimi ne nje qyteti tjeter si gjirokastra por them 80 po ne fakt ne rrethe sbejne asnje pune. Dhe kur ka kerkojne specialistet mga tirana se ata aty sdine ta bejne punen. Por rrogen e marin. Pervec tiranes asministrata shteterore ne rrethe nuk ben me shume se 1 ore pune ne dite. Dhe ky eshte fakt. Si mundet qe te paguhen njesoj. Taksat ne tirane jane me te larta se ne rrethe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë