I kthyer në një destinacion turistik që gjatë viteve të fundit ka tërhequr shumë turistë vendas dhe të huaj, mali i Krujës është është “pushtuar” nga stanet e bagëtive.

Gjatë viteve të fundit u mbollën tre mijë fidanë arrash, 3 mijë gështenja dhe 40 mijë fidanë pisha, të cilat u dëmtuan të gjitha nga gjëja e gjallë që kullot në këtë zonë. Bashkia e Krujës nuk ka lëshuar asnjë leje për blegtorët, ndërsa menaxheri i pyjeve Nuri Xhepi, flet për situatën shqetësuese.

Problemi qëndron se stanet janë edhe në një kohë të ardhshme, e gjithë bagëtia do vijë përsëri këtu. Ju lutem të na ndihmoni, ose me prishjen e stanit,  ose të përzëmë të gjitha bagëtitë nga mali i Krujës. 

Nuri Rexhepi,  Menaxher i pyejeve

Blegtorët justifikohen duke thënë se gjëja e gjallë është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura për familjen, ndërsa shtojnë se as nga shteti nuk i ka  ndihmuar me subvensone. Pritet edhe një reagim nga bashkia e qytetit në lidhje me këtë shkatërrim të mjedisit dhe të gjelbërimit në Sarisalltik.