Stano: Kosova të shmang veprimet e pakoordinuara, mund të rrisin tensionet në veri! Lajçak nesër viziton Prishtinën

Stano: Kosova të shmang veprimet e pakoordinuara, mund të rrisin tensionet në veri! Lajçak nesër viziton Prishtinën

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me palët në Kosovë pas aksioneve të fundit të Policisë në veri ku u mbyllën pesë institucione paralele.

Sipas tij, situata në veri është e paqëndrueshme dhe se shqetësimi i tyre është se veprime të tilla të pakoordinuara mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës.

“Bashkimi Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me homologët kosovarë në nivele të ndryshme, në formate të ndryshme, dhe ne po i përcjellim mesazhet dhe pritjet tona shumë qartë. Nuk do ta përsëris atë që thamë në reagimin tonë të javës së kaluar, kur u zhvillua aksioni në veri të Kosovës kundër disa institucioneve të drejtuara nga serbët lokal atje.

Por në fund të fundit, ne kemi një çështje, kemi një situatë, e cila tashmë është goxha e paqëndrueshme, dhe shqetësimi ynë kryesor është, dhe ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës që të shmangin çdo veprim dhe hap që janë të njëanshëm, të pakoordinuar, dhe mund të kontribuojë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës edhe më shumë”, ka thënë Stano në një konferencë për media.

Më tej zëdhënësi i BE-së, tha se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Pra, ne po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po i japim këto mesazhe dhe shpresojmë që më në fund të mundohemi t'i zgjidhim këto çështje, të nevojshme, t'i zgjidhim këto çështje aty ku i takojnë dhe i përkasin para së gjithash në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shtuar ai.

Më 30 gusht, autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës.

Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Ndërkohë nga ana tjetër përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të premten, më 6 shtator pritet të vizitojë Kosovën.

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe, sipas burimeve, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë./KosovaPress/

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat