TIRANE - Zëdhënësi për shtyp i Komisionerit për Zgjerim, Peter Stano në një intervistë për A1 Report tha se vendimi më i rëndësishëm që vjen sot është se vendet anëtare kanë njohur progresin e bërë nga Shqipëria gjatë muajve të fundit, duke shtuar se Shqipëria e meriton plotësisht statusin kandidat.
 
Stano tha se ky vendim inkurajon Shqipërinë për të vazhduar më tej me reformat e nisura që të nisë hapja e negociatave dhe se për këtë siç theksoi ai kërkohet kërkohet një proces konstruktiv
 
“Mendoj se vendimi më i rëndësishëm sot nga BE është se shtetet anëtare kanë njohur progresin e bërë gjatë muajve të fundit. Mendoj se përgjigja nëse e meritonte statusin dhanë sot vendet anëtare, nuk është një dhuratë por i merituar dhe këtë e treguan edhe vendimi i Këshillit të Europës i Ministrave të Jashtëm të BE. Vendimi inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë me reformat dhe kur të jenë plotësuar kushtet do të vijë edhe propozimi për hapjen e negociatave. Padyshim po ndjekim nga afër të gjitha reformat që po bëhen në Shqipëri, dhe kujtoj atë që tha Fule në Tiranë herën e fundit, që i gjithë procesi duhet të zhvillohet në mënyrë konstruktive.” theksoi Stano

Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)